Një event mbresëlënës i organizuar buzë detit në Durrës, ka bërë bashkë personazhe të njohura të botës së medias, artit e biznesit në vend. Të veshur në të bardha, në një ambient të arreduar në mënyrë mbresëlënëse ku dominonte po ngjyra e bardhje, të pranishmit kanë shijuar brunch-in special nga “Moët & Chandon Ice Imperial”.
Pikërisht për këtë ishte organizuar edhe eventi i Landmark Communications në resortin “Prestige”, ku të ftuarit shijuan të parët gotat e shampanjës elitare.
Një menu speciale me bazë deti dhe frutash ekzotike realizuar me mjeshtëri nga Chef i “Prestige Resort” shoqëroi shijen fine dhe delikate të shampanjës.
Ky event që zhvillohet në të gjithë botën është risi nga Eurolab Internacional Grup, që bën bashkë shijen ekselente të “Moët & Chandon Ice Imperial” me njohësit e mirë të shampanjave në Shqipëri, personazhet më të spikatur të jetës publike.
Sipërmarrësit motër e vëlla, Fabiola dhe Oni Hysenbelliu, Jonida Maliqi dhe motra e saj Xhilda, Algen Nikolla, Vera Grabocka, Klodiana Shala, Olta Gixhari, Fjodora Fjora, e të tjerë personazhe kaluan një fundjavë të paharrueshme.
(BalkanWeb)