KANADA – Ky është momenti tronditës kur agresori qëllon me armë mbi njerëzit në Toronto të Kanadasë.  Një vajzë e re u qëllua për vdekje e 15 persona të tjerë u plagosën si pasojë e sulmit.  Ndërsa autori i ngjarjes vdiq në shkëmbim zjarri me policinë.

Në pamjet e publikuara në internet shihet momenti kur sulmuesi  i veshur me të zeza dhe me një kapelë  i afrohet një ndërtese në Toronto dhe fillon të qëllojë me armë ndaj turmës së njerëzve. 

Sipas mediave të huaja, të shtënat kanë ndodhur rreth orës 10:00 të mbrëmjes në Lagjen Greektown të Torontos. 

Mediat gjithashtu kanë raportuar se viktimat e të shtënave po trajtohen në spitalet e zonës, njëra prej të cilave, një vajzë thuhet të jetë në gjendje kritike. 

Një dëshmitar i cili ishte afër skenës së krimit ka thënë se ai dëgjoi rreth 20 të shtëna, në mënyrë të përsëritur.

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: