GJIROKASER– Një aksident ka ndodhur gjatë paradites së sotme në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, ku dy mjete tip ‘Benz’ janë përplasur “kokë më kokë”.

Një nga drejtuesit e mjeteve ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin rajonal “Omer Nishani”.

Në pamje duket mjetet e dëmtuar anë pjesën e përparme, ndërsa policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb