TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka komentuar arratinë e një ushtari të Koresë së Veriut, për në atë të Jugut, duke sjellë shembullin e viteve ’90 në Shqipëri.

Përmes një video të Associated Press, ku tregohet ‘rrugëtimi’ i rrezikshëm i ushtarit korean, theksoi se kështu ekzekutoheshin të rinjtë në kufi në Shqipëri në vitin 1990. Ai shtoi se shumë persona u vranë teksa tentonin të kalonin kufirin, por vetëm 97 prej tyre janë dokumentuar.

MESAZHI I BERISHËS
Ja si ekzekutoheshin te rinjte ne kufi ne Shqiperine e vitit 1990!
Miq, si ky ushtar i Korese se Veriut qe mori kater plumba gjate arratisjes por shpetoi, ne Shqiperi, rojet e kufirit vetem ne vitin 1990 ekzekutuan si shkeles kufiri qindra te rinj, 96 prej tyre jane rregjistruar ne dokumenta zyrtare. Trupat e disa prej tyre u zvarriten per terror ne rruget e Sarandes, Gjirokastres, Shkodres, Korçes! Ndiqni videon! sb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: