Rasti ‘Malcom’ ka nxitur Romën që në rrjetet sociale të bëjë pak ironi, duke përfituar nga blerja e fundit te Sevillia, Steven Nzonzi, që u mor për 30 mln euro.

Për ata që nuk e mbajnë mend, Roma rreth 1 muaj më parë zyrtarizoi blerjen e brazilianit Malcom nga Bordeaux, por kalimi nuk ndodhi kurrë pasi në lojë u fut Barcelona duke marrë 20-vjeçarin në momentin e fundit.

Në videon e postuar në rrjetet sociale, francezi kampion bote, ruhet nga avionë luftarakë. Madje kur zbret në tokë Nzonzi rrethohet nga një eskortë me policë. Një mënyrë kjo për të ironizuar me Barcelonën.

Kujtojmë që pak ditë më parë presidenti i klubit italian, James Pallotta, deklaroi se nuk e pranonte kërkim faljen e Barcelonës, vetëm në rast se i jepnin Messi-n.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb