BRAZIL-Gjysmë nudo teksa pret degët e një peme me sëpatë.

Kështu është filmuar nga studiuesit e Funai- agjencia qeveritare që kujdeset dhe mbron komunitetit indigjen të Amazonës- pjesëtari i fundit i mbijetuar i fisit të tij, që përbëhej nga gjashtë persona, të vrarë nga disa fermerë në 1995.

Pamjet janë xhiruar në shtetin e Rondonias, pak kilometra nga kufiri me Mato Groso.
Njeriu që shfaqet në filmim duhet të jetë rreth të 50-ave.
’Është mirë- ka shpjeguar Altair Algayer, kordinator i Funai- kujdeset për papajet, misrin dhe ka një fizik në formë’.

Atë e rrethojnë rreth 8 mijë hektarë pyje por edhe ferma, por ai nuk pranon të ketë kontakt me askënd.

’E kuptojmë shumë mirë vendimin e tij- shpjegojnë studiuesit- kjo është shenjë e rezistencës së tij e historisë së tij’.

Sipas të dhënave që vijnë nga Funai janë rreth 113 fise të mbetura të izoluara, që jetojnë në Amazonën braziliane. Disa përbëhen nga nomade gjuetarë dhe peshkatar si AWa, në Maranhao.

Të tjerë merren me prodhimin e bananeve, misrit dhe patateve.
’Sa më shumë zbulohet dhe shfrytëzohet Amazona, aq më shumë hyn në kontakt me ekzistencën e tyre. Fakti që ky burrë është akoma gjallë na jep shpresë. Është si të ishte simboli i fundit i mbetur’, shpjegon Algayer.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb