TIRANE– Janë dashur disa minuta shi dhe breshër me intensitet të lartë që rrugët e Tiranës të bëhen të pakalueshme për këmbësorët dhe makinat.
Probleme janë shfaqur në disa rrugë të Tiranës, ndërsa në pamjet e publikuara nga BalkanWeb shfaqet situata në rrugën ‘Myslym Shyri’ pranë Drejtorisë së Policisë, në “Rrugën e Kavajës” në “Rugën e Elbasanit” si dhe rrugë e kryqezime të ndryshme të kryeqytetit.
Shoferët janë kapur në befasi dhe kanë qëndruar për disa minuta në rrugë duke krijuar trafik dhe kaos në qarkullimin e automjeteve.
Sipas Meteoalb, diametri i breshrit ne Tiranë është mesatarisht 1.5 cm dhe në disa raste deri 3 cm.
(BalkanWeb)