Një grua ka sjellë në jetë fëmijën e saj të gjashtë në kopshtin e shtëpisë dhe lindja e saj live ka marrë më shumë se 1.4 milion shikime.
36-vjeçarja Sarah Schmid nga Halle, Gjermani, ka sjellë në jetë pjesëtarin më të ri të familjes jo në spital por në oborrin e shtëpisë së saj. Më shumë se 1.4 milion njerëz kanë parë lindjen e saj, përfshirë dhe fëmijët e saj, pasi e ka publikuar në Youtube.

Sarah ka gjashtë fëmijë, Johanna, 11, Jonathon, 10, Emanuel, 8, Elisabeth, 6, Konstantin, 3, dhe, Kiran, 1 – njoftoi The Sun.
Në videon e parë të postuar në faqen e saj në youtube Sarah mori 688.000 shikime, ndërsa në një kopie tjetër 700. 000 panë lindjen e saj live.
Nuk dihet përse Sarah vendosi të ndajë këtë përvojë në youtube: ’Gruaja është grua –tha ajo- dhe lindja është gjëja më e natyrshme dhe normale në botë. Unë nuk mendoj se është një gjë e çuditshme. Kjo u jep mundësinë njerëzve për të parë lindjen dhe sidomos lindjen natyrale, pa mjek. Është një gjë e rrallë për tu parë. Në kohët e vjetra vajzat shihnin nënat e tyre teksa lindnin pa e ditur se çfarë ishte. Tani shanci për të parë një gjë të tillë është shumë i vogël’.
(da.xha/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb