HOLANDE-Shirat e furishëm të këtyre ditëve nuk kanë kursyer as Holandën.

Në pamjet që shihni shfaqet një banor i fshatit të vogël të Damwald, në provincën e Frisia, në veri të vendit.

I moshuari udhëton i qetë me skuterin e tij elektrik pa u shqetësuar aspak për ujin që mbulon plotësisht rrugën, duke ngjallur kuriozitet për kalimtarët që e filmojnë këtë video të shkurtër.

Në rrjetet sociale videoja është bërë virale.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb