Të dielën në stadiumin e Dritës është luajtur ‘finalja’ e sezonit në futbollin kosovar. Vendasit kanë pritur Prishtinën e Mirel Josës që i duhej me doemos të fitonte për t’u shpallur kampion, por në fund ndeshja është mbyllur 0-0 dhe pejanët janë shpallur kampionë.

Kjo sfidë ka sjellë në stadium mijëra tifozë të cilët nuk i kanë rezistuar tundimit për të t’u përplasur me kundërshtarët. Në fundin e ndeshjes madje është rregjistruar një incident tepër i rëndë, që solli edhe një përleshje masive.

Një tifoz i Dritës ka tentuar të shtypë me makinë një tifoz të prishtinës, i cili ka përfunduar i plagosur. Kaq është dashur që të dyja palët të fillonin goditjet ndaj njëra-tjetrës.

Ndërhyrja e policisë bëri që situata të mos përkeqësohej akoma. Raportohet se gjatë ditës së djeshme janë lënduar 8 persona ndërkohë që janë arrestuar 4 të tjerë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb