Flamurtari ka zhvilluar sot miqësoren e fundit në kuadër të fazës përgatitore të dimrit kundër ekipit polak të Pogon Szczecin. Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro edhe pse arriti të shënonte pak para fundit nuk arriti ta shmangte humbjen, duke e mbyllur takimin me shifrat 2-1 për vendasit.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 82-t nga Juffo i cili realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Vetëm dy minuta zgjati avantazhi i vlonjatëve pasi fillimisht në të 84-n dhe më pas në të 87-n polakët përmbysën shifrat.

Pas kësaj miqësorja Flamurtari do të rikthehet në Shqipëri të për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e Superligës kundër Partizanit më 26 janar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: