Lionel Messi ka bërë diçka të pabesueshme teksa po xhironte një klip të shkurtër me sponsorin personal ‘adidas’.

Shtatshkurtëri po ecte duke xhongluar topin në afërsi të mesfushës kur papritur e godet atë në drejtim të askujt. Të paktën kështu duket në fillim, por pas pak sekondash kur topi kishte përshkuar një gjatësi afërisht 50 metra zbulohet edhe qëllimi i Messi-t.

Argjentinasi me një goditje preçize bën që topi të kalojë mes këmbëve të një gazetari që po raporte në cepin e fushës, afër goditjes së këndit.

Ky i fundit, siç duket edhe nga video, mbetet i habitur se nga i erdhi ai top.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: