Mançester Junajtid e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin 2018/2019 në Premier Ligë.
Ndeshja e parë për këtë edicion, përfundoi me fitoren 2-1 të djajve të kuq, ndaj Leicester City.

United mbërriti shumë shpejt tek goli, pasi që në minutën e parë u shkaktua penallti nga lojtarët e Leicester. Paul Pogba u tregua i saktë dhe shënoi golin e parë për United.Pas golit ishte Leicester që e morën inciativën dhe ishin shumë afër për të barazuar rezultatin që në minutën e 15’të më Ihanachon.

Megjithatë, në 45 minutat e parë United u mbrojt mirë dhe arriti që të ruaj rezultatin prej 1-0.
Në pjesën e dytë prapë ishin Leicester që sulmonin dhe Ihenacho prapë gjendet në pozitë për të barazuar në minutën e 54’të, por De Gea bëri një pritje fenomenale.Pas minutës se 70’të, United filloi të dominonte ndeshjen.

Lukaku ishte afër për ta dyfishuar epërsinë por gaboi në finalizim për ballë me portierin e United, Schmeichel.Por, kur po zhvillohej minuta e 81’të. Luke Shaw depërton dhe shënonte golin e dytë.
Leicester arriti që ta ngushtonte epërsinë, ku Vardy shënon në minutën e dytë shtesë të takimit.Në fund United arrin që t’i siguroi pikët e para në këtë sezonë.

 

(BalkanWeb)

Etiketa: