Ishte dy e mëngjesi dhe Gregory Breton po udhëtonte së bashku me kolegun Alexander Sliwa në shkretëtirën e Saharasë, kur fenerët e makinës së tyre tip jeep ndriçuan mbi tre palë sy. ‘Ishin tre këlyshë macesh të rërës’, shkruan Breton.
Macja e shkretëtirës është një specie e shkretëtirës afrikane dhe aziatike, me bisht të gjatë dhe veshë të mëdhenj dhe është shumë e vështirë ta kapësh sepse nuk lë gjurmë. Ajo e realizuara nga dy kërkuesit është filmimi i parë që dokumenton këto mace në ambientin e tyre natyral.
Breton dhe Sliwa i përkasin organizatës Panthera, e cila merret me ruajtjen e 40 specieve të egra të maceve në botë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: