Me Messin kapiten, pas largimit të Iniestës, Barcelona ka bërë të sajën Superkupën e Spanjës pasi ka mundur me përmbysje Seviljen me rezultatin 2-1 në një ndeshje të cilën Federata Spanjolle vendosi ta zhvillonte në Marok dhe ku për herë të parë u përdor sistemi VAR.

Sevilla ja nisi më mirë këtë takim dhe erdhën të goli i parë që në minutën e nëntë, ku Pablo Sarabia e shfrytëzoi një mundësi të mirë dhe shënoi golin e epërsisë.
Barcelona reagoj menjëherë me disa sulme të shpejta por goli i barazimit erdhi tek në minutën e 42.
Lionel Messi goditi shtyllën nga goditja e lirë, kurse topi u kthye në këmbët e Gerard Pique i cili barazoi rezultatin.

Në pjesën e dytë, Sevilja iu afrua dy herë rrezikshëm golit dhe goditi traversën me anë të Vazkuez. Kjo zgjoi Barcelonën e cila filloi të kërkonte me ngulm golin dhe e gjeti me anë të Dembele, i cili lëshoi një predhë nga distanca duke mposhtur Vaçlik.
Sevilja kishte mundësinë të çonte ndeshjen në shtesë pasi  fitoi një penallti në minutën e 90’të por Ter Stegen pret goditjen e Ben Yedder duke i dhënë skuadrës trofeun e Superkupës.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb