Fotografi profesionist James Loveridge filmoi me një dron mjegullën e dendur që binte nga një shkëmb, në Dorset të Anglisë. Droni filmoi nga 60 metra lartësi momentin mbresëlënës, kur mjegulla dukej si një ujëvarë që rrjedh nga shkëmbi në det.

“Qëndrova për gjysmë ore në një vend me dukshmëri shumë të dobët dhe xhirova derisa mu harxhua bateria”, deklaroi 26-vjeçari, James Loveridge.

Pasi siguroi pamjet, James Loveridge i montoi ato nga disa kënde të ndryshme dhe i vendosi një muzikë të këndshme në sfond.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb