Një polic në Kinë u godit për vdekje me thikë, pas një mosmarrëveshje me një shitës shalqinjsh. 

Për këtë ngjarje që ndodhi në qytetin Lanzhou, në provincën Gansu janë arrestuar tre persona. 

Një video amatore e filmuar shfaqet momentin kur një burrë qëndron i shtrirë në tokë pa ndjenja në rrugë i mbuluar në gjak. 

Sipas mediave kineze, policët ishin munduar të ndalonin një fermer të mos shiste shalqinj në rrugë për faktin se ishte një veprim ilegal dhe se për këtë veprimtari nuk kishte leje. 

Ata madje e kishin kërcënuar me konfiskim e makinës së mbushur me shalqinj, por ky veprim nervozoi shumë fermerin dhe dy djemtë e tij që iu kundërvunë policëve.

 

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb