Një 19-vjeçar në Australi duket se do ia hedhë lehtë pas tentativës për të vrarë të dashurën e tij 14-vjeçare.

Në tetor të 2017, në stacionin Elizabeth South në qytetin e Adelaide, Lucas Gary Narkle, u përpoq të hidhte në shina të dashurën e tij gjatë kohës që do kalonte treni.

Siç duket edhe nga pamjet tmerruese në videon e mëposhtme, falë këmbënguljes së vajzës për të shpëtuar, shmanget edhe ngjarja e rëndë.

Në atë kohë autori i kësaj vepre u deklarua fajtor nga gjykata. Ai u la në paraburgim ku kaloi edhe 3 muaj, derisa iu dha lirimi me kusht nga Gjykata e Lartë në shkurt.

Narkle, i cili fillimisht u akuzua për vrasje të mbetur në tentativë, kishte patur me vete edhe një shkop bejsbolli, edhe pse palët ranë dakord që nuk ishte përdorur.

Narkle këtë javë doli sërish përballë gjykatësve në qarkun e Australisë Jugore, por dënimi i tij u shty për shkak se vajza e përfshirë në këtë ngjarje vendosi të ndryshojë dëshminë në momentet e fundit.

Një prokuror thuhet se i tha gjykatës, se vajza e cila më parë kishte refuzuar të bashkëpunonte me hetuesit, kishte vendosur të paraqiste një deklaratë e cila kishte ndikim të rëndësishëm për autorin, shkruan “The Sun”.

Si rrjedhojë gjyqtari i çështjes pranoi kërkesën për të shtyrë seancën kështu që vendimi për Narkle do të jepet javën tjetër. Ndërkohë të mërkurën gjykatësi tha se nuk kishte ndërmend të jepte një vendim me burg për autorin.

Ai tha: “Më duhet të mbaj mend që veprimet e tij janë të shkurtëra, të papërgjegjshme dhe mbi të gjithë nuk kanë shkaktuar ndonjë dëm fizik. Unë mendoj se nuk do shërbente për asgjë një tjetër vendim me burg, por jam i prirur që t’i jepet një dënim për të punuar në komunitet.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: