VLORË- Një sherr ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali”, ku pas një sherri për motive banale, një grup të rinjsh kanë nxjerrë armët e ftohta dhe janë përleshur.

Për pasojë dy prej tyre kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Vlorës, ku pasi kanë marrë mjekimin, janë shoqëruar në ambientet e policisë. Bëhet e ditur se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë mësohet se policia ka shoqëruar edhe disa të rinj të tjerë që janë përfshirë në konflikt.

Dje një tjetër ngjarje kriminale ndodhi në Radhimë, Vlorë. Policia e Vlorës dhe forcat speciale RENEA, në zbatim të një plani masash për kapjen e një personi në kërkim, ishin duke kryer operacion në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim Gaqi Gjini, 38 vjeç.

I kërkuari ka rezistuar, duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të Policisë. Efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar, duke e goditur me armë një herë në këmbë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: