Ish-mbrojtësi i Anglisë, Jamie Carragher, në muajin mars të këtij viti bëri një veprim të turpshëm duke pështyrë nga makina e tij një vajzë e cila po udhëtonte së bashku me babain e saj, pasi ky i fundit po e tallte ish-futbollistin për humbjen e Liverpool ndaj Manchester United.

Për këtë gjest janë hakmarrë disa tifozë të Manchester City-t, të cilët kanë përfituar nga prania e Carragher në Londër për të parë ndeshjen e parë të “Premier League” mes Arsenal dhe Manchester City-t, shkruan “The Sun”.

Tifozët dëgjohen teksa shajnë me zë të lartë ish-futbollistin e Liverpool, i cili nuk nguron tu përgjigjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb