TIRANË- Autobusi i linjës Institut-Uzina e Autotraktorëve ka mbetur në mes të rrugës. Amortizimi i mjeteve të transportit urban është bërë shpesh objekt bisede por mendohej se kjo histori kishte marrë fund…deri sot.

Një urban i linjës ka pësuar defekt dhe ka mbetur në mes të rrugës në lagjen “Ali Demi”. “BalkanWeb” ka siguruar foto dhe video, teksa urbani i ndaluar diagonal në rrugë ka krijuar trafik dhe kaos.

urbani 2

Qytetarët janë detyruar të zbresin për të vijuar rrugën me mjete të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: