FIER-Policia ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi gjatë ditës së sotme në aksin Fier-Levan, ku nga përplasja e nje mjeti tip ‘Benz’ me një ‘Audi’ humbi jetën një grua shtatzënë dhe u plagosen 4 të tjerë.

Mësohet se viktima është Majlinda Troka rreth 27 vjec, e cila ishte pasagjerë në një nga mjetet që u përplasën. Parakalimi i gabuar i një prej mjeteve dyshohet se ka qenë shkaku i aksidentit të rëndë.

“Në datën 21.08.2018, ora 11.30 në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Liqeni” janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A.T me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja M.T e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi” si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”- thuhet në njoftimin e policisë.
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: