NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

500 gr makarona të formave të ndryshme
Perime të freskëta miks
2-3 lgj majonezë
2 lgj keçap
1 lgj mustardë
Uthull molle / uthull balsamike
Cipa dhe lëngu i 1 limoni
Kripë, piper, tabasko
Majdanoz ose nenexhik
Përgatitja
Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë aldente në ujë me kripë.

Pasi makaronat të jenë gati i lemë të ftohen plotësisht. Ndërkohë presim perimet e freskëta (karrotë, speca me ngjyra të ndryshme, kastravec, domate, qepë të njoma, spec djegës, etj) në kubikë ose forma sipas dëshirës dhe i shtojmë tek makaronat.

Trazojmë në një tas majonezë me keçap, mustardë, cipë dhe lëng të 1 limoni, uthull molle ose uthull balsamike, kripë, piper dhe tabasko. E punojmë mirë salcën marinuese dhe e shtojmë mbi sallatën e ftohtë me makarona. E servirim në një sallatiere të përbashkët duke e pudrosur me majdonaz ose nenexhik të freskët.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb