Stoke City ka fituar me shifrat 2-0 takimin e sotëm në “Premier League” kundër Huddersfield të vlefshëm për javën e 24 të kampionatit.

Pas golit të parë të shënuar në minutën e 53-t nga Allen, i dyti ku kontribut absolut kishte edhe Xherdan Shaqiri ishte shumë i bukur, pasi nuk dallohej nëse ishte ai apo Messi. Futbollisti me origjinë shqiptare që luan për Zvicrën në minutën e 69-t asistoi në mënyrë mbresëlënëse për Diouf që dyfishoi dhe njëkohësisht stampoi shifrat përfundimtare.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb