Një sherr brutal ka ndodhur në një ndeshje futbolli mes femrave në Argjentinë. Si pasojë 4 prej tyre kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ngjarja ndodhi në fundjave gjatë ndeshjes mes Universitetit të Argjentinës dhe Libertad.

Sherri nisi pasi një trajner shkoi për të protestuar ndaj arbitrit për një vendim të dhënë në dëm të Universitetit të Argjentinës. Teksa trajneri vlonte me argumenta jashtë fushës, një nga futbollistet filloi të bërtiste në drejtim të tyre.

Në këtë moment ndërhyn një futbolliste kundërshtare e Libertad e cila shtyu kundërshtaren. Kaq mjaftoi që ndërmjet dy ekipeve të shpërthente një luftë e vërtetë.

Nga sherri 2 futbolliste mbetet të shtrira në fushë pa ndjenja.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb