Një zjarr ka rënë sot rreth orës 12:40 tek Kullat Binjake në kryeqytet duke shkaktuar panik tek rezidentët. Por fatmirësisht zjarri është shuar brenda pak minutash për shkak të ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve.

Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se zjarri ka rënë në katin e 13-të, fillimisht në motorin e një kondicioneri e më pas zjarri ka kaluar në kasetën elektrike.

Nga zjarri ka vetëm dëme të vogla materiale. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar foto dhe video brenda vendit ku ka rënë zjarri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb