TIRANE – Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Presidentja e Kroacisë ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. Kolinda Grabar Kitaroviç tha se shqiptarët sakrifikuan jetën për lirinë e Kroacisë. Ajo tha se shqiptarët që jetojnë në Kroaci janë të respektuar dhe të integruar.

Më vonë zëdhënësja e Partisë Demokratike Silvi Bardhi ka nxjerrë një video ku shfaqet kreu i grupit parlamentar Taulant Balla që i shkel syrin presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviç.

Këtë e ka komentuar edhe deputeti i PD, Edi Paloka, i cili ka ironizuar kreun e grupit të PS.

“Tao Derrkuc Palla ne rolin e play boy-t me Presidenten e Kroacise…

Do e kete ngatrruar me ndonje kroate tjeter …,” shkruan Paloka.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: