DURRES- Gjykata e Durrësit ka vendosur “arrest me burg” për katër të arrestuarit në lidhje me 3.4 milion eurot e zbuluara në dy makina “Toyota Yaris” pak ditë më parë në Portin e Durrësit.

Sipas vendimit Alban Mollaymeri, Agim Çeka, Edi Lika dhe Klevi Lika do të mbeten në burg deri në përfundim të hetimeve.

Po kështu Gjykata e Durrësit ka vendosur mos-kompetencën dhe çështja transferohet te Krimet e Rënda për gjykimin e mëtejshëm.

Siç shihni edhe në fotot e siguruara për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodjana Haxhiaj, të akuzuarit: Edi Lika, Klevi Lika, Agim Çeka dhe Alban Mollaymeri janë transportuar në gjykatën e Durrësit me policë.
toyota65

te arrestuarit e toyote

toyota2

toyota4

toyota65

te arrestuarit e toyote

toyota2

toyota4
Ata shfaqen të qetë, të veshur sportivë teksa zbresin nga furgoni i policisë për të hyrë në gjykatë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb