Prej Neymar në Botëror pritej shumë dhe braziliani ia doli të përflitej, veçse jo për mirë.

Prej disa ditësh rrjetet sociale janë mbushur me ‘meme’ të cilat tallen me rrotullimet e ekzagjëruara të tij, e fundit ka ardhur nga një tenist. Në një ndeshje të “Wimbledon”, i treti i ngjarjeve vjetore të “Grand Slam”, Jonas Bjorkman u godit nga ana e një topi të gjuajtur nga shoku i skuadrës, Todd Woodbridge.

Bjorkman ishte mirë dhe qeshi rreth incidentit, së bashku me partnerin e tij dhe tifozët. Megjithatë, pas pak çasteve, suedezi vendosi të bënte më shumë argëtim dhe, me sa duket, në imitim të Neymar, mbajti barkun me dorë dhe u shtri në tapet, si i dëmtuar rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: