TIRANE- Të shumtë në numër, teksa thërrasin në kor “diktaturë”, “diktaturë” dhe të bashkuar si asnjëherë më parë, sindikatat e minatorëve kanë nisur pak minuta më parë protestën përpara Kryeministrisë me një qëllim të vetëm: Të përfitojnë sa më parë statusin e minatorit.

Me megafon, përpara zyrës së kryeminstrit Rama minatorët shprehen të vendosur në kërkesat e tyre.
WhatsApp Image 2018-06-13 at 10.11.57

WhatsApp Image 2018-06-13 at 10.11.56

WhatsApp Image 2018-06-13 at 10.11.55 (1)

WhatsApp Image 2018-06-13 at 10.11.55
Në një video të siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Erjon Skëndaj njëri prej minatorëve ka një thirrje të veçantë për kryeministrin. “Timonin ta dhamë apo na e more bravo të qoftë, merr edhe fyellin po ta kujtoj prapë, vetëm ndërro melodinë dhe poezinë: Na jep me shpirt emrin status se minatorët largohen që sot”,- u shpreh ai.
minatoret ne proteste
Personi në fjalë është Agim Rryta, minator i Valiasit dhe një nga inciatorët e sindikatës së Valiasit në 1991.

“Dil e thuaj vetëm një fjalë a e meritojnë këto njerëz statusin e minatorit? Dil e thuaj cila është arsyeja që ju nuk e pranoni? Ta them unë i keni dhënë të gjitha minierat me koncesion”,- thotë ai më pas.

Një javë më parë në një intervistë për “BalkanWeb” sindikalistët Fiqiri Xibri dhe Kol Nikolla u shprehën se janë të gatshëm edhe të hyjnë në një grevë urie vetëm që kërkesat e tyre të marrin udhë. Ata folën për një skenar të qartë për tu ngujuar në çadra e tenda nëse nuk gjejnë zgjidhje.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: