Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës Aleix Vidal ka thyer këmbën në sfidën kundër Alaves. Pas një periudhe të zbehtë tek ekipi blaugran, Vidal kishte fituar besimin e trajnerit Luis Enrique, i cili e ka aktivizuar titullar mbrojtësin në 5 ndeshjet e fundit.

Por me sa duket fati nuk ishte me të, sepse në kohë më të mirë që po kalonte, Vidal theu këmbën pas një përplasje me kundërshtarin. Mbrojtësi i Barcelonës, Aleix Vidal, pritet të jetë gjatë jashtë fushave. Megjithatë sipas mediave spanjolle, kontrollet e para të mjekëve katalanas kanë saktësuar se ai nuk ka pësuar frakturë, por ka një dëmtim të ligamenteve në këmbën e tij. Kjo do të ulte afatin e riaftësimit të futbollistit i cili gjithsesi do të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushës së lojës, pasi edhe ligamentet kërkojnë një kohë të gjatë riaftësimi. Ndeshjen kundër Alaves Barcelona e fitoi 6:0, duke marrë kështu momentalisht kryesimin e La Ligas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: