Liverpool mundi thellë 4-0 sot Brighton në javën e fundit të “Premier League”, me Salah që shënoi 1 nga golat duke e çuar në 32 numrin e realizimeve këtë sezon.

Në përfundim të ndeshjes 25-vjeçarit iu akordua ‘Këpuca e Artë’ pasi Harry Kane u ndal në kuotën e 30 golave.

Gjatë ngritjes së trofeut e gjithë vëmendja shkoi te vajza e tij simpatike. Teksa ajo po vraponte duke luajtur me topat në hyrje të fushës, të gjithë tifozët ishin duke e duartrokitur me të madhe. Aq shumë kishte tërhequr vëmendjen e tyre, saqë kur Salah u afrua për të prezantuar trofeun stadiumi e priti me një vërshëllimë.

E gjitha ishte pjesë e shakasë, pasi më pas rifilluan duartrokitjet dhe brohoritjet për sulmuesin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb