TIRANË- Një risi për sigurinë në rrugë është implementuar sot nga Policia Rrugore e Tiranës që si një “Vëlla i madh” ka mbajtur sot nën vëzhgim shoferët. Qindra drejtues mjetesh janë ndëshkuar me gjoba, 14 janë arrestuar.

Zyrtarisht bëhet e ditur se nisur nga ngjarjet e fundit rrugore me pasoja si dhe me qëllim aplikimin e kontrolleve policore sa më efikase për parandalimin e ngjarjeve rrugore, Policia Rrugore e Tiranës, organizoi disa pika kontrolli lëvizëse në të gjithë territorin e kryeqytetit, me agjent verifikues me veshje civile të cilët vëzhguan dhe rregjistruan? në orë të ndryshme gjatë ditës, por edhe në orët e vona të natës, disa nga rrugët me rrezik të shtuar për aksidente rrugore.

Policët rrugorë civilë kanë monitoruar sjelljen e drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve në rrugë, në raport me normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar.

Nga kontrollet e ushtruara u konstatuan dhe u ndëshkuan:
95 drejtues mjetesh për përdorim celulari duke komunikuar dhe ajo që është më e rrezikshme duke shkruar?gjatë drejtimit të mjetit.

78 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
35 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.
8 drejtues mjetesh u është pezulluar leja e drejtimit për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

15 drejtues mjetesh për gara me shpejtësi kryesisht në zonën e unazës së madhe.
120 mjete të ndaluara administrativisht pasi rezultonin debitor si dhe u vendosën 790 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu përgjatë 24 orëve të fundit në funksion të këtyre kontrolleve janë arrestuar në kushtet e flagrancës 14 drejtues mjetesh, nga të cilët:

• 3 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave qarkullimit rrugor.
• 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
• 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.
• 1 drejtues mjeti për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.

Policia Rrugore bën apel: Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, mos harro?♀ po të ? ?

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb