Tirana u shpall sot fituese e Kategorisë së Parë pasi mposhti në përballjen finale ekipin e Kastriotit me rezultatin 2-0.

Por ashtu si pak javë më parë kundër Bylist edhe sot bardheblutë kanë zgjedhur të mos festojnë. Menjëherë pas dorëzimit të trofeut në fundin e ndeshjes lojtarët janë larguar kokulur drejt dhomave të zhveshjes.

Ky sezon pavarësisht se u mbyll me trofe është më i errëti në historinë e Tiranës pasi klubi luajti në Kategorinë e Parë për herë të parë në historinë e tij. Fatmirësisht për ta kjo periudhë nuk zgjati shumë dhe sezonin e ardhshëm do të jetë në Superiore.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb