SARANDE- Detaje të reja dalin në dritë lidhur me gomonen e braktisur që u gjet në grykëderdhjen e Bistricës në Sarandë. “BalkanWeb” mëson se mjeti i përket një shtetasi italian, ndërsa ai është vjedhur mbrëmjen midis 13-14 gushtit në ishullin Paxos të Korfuzit.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, por lëvizja e mjetit prej aty është shumë e vështirë. Kjo pasi personat që e kanë vjedhur i kanë marrë edhe motorin, ndërsa gomonia ka futur ujë.

Policia po heton rreth faktit se gomonia mund të jetë përdorur nga trafikantë për transport droge dhe më pas është braktisur. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave që fshihen pas ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: