KOSOVE– Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku shihen disa persona të cilët shihen duke vendosur mina në hekurudhën që lidh Mitrovicën Veriore me Serbinë.

Në videon e publikuar nga faqja “Prishtinacity” shihen disa persona të cilët mbulojnë me dëborë ne hekurudhë disa objekte të cilat duken si mina. Ende nuk dihet nëse kjo video është e vërtetë apo është vetëm një veprim për të frikësuar palën serbe.

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë filluar kontrollimin e shinave të trenit në Veri të Mitrovicës, pas pamjeve ku shihen persona të panjohur që dyshohet se kanë montuar minë përgjatë hekurudhës ku pritet të kalojë treni i Serbisë.

Njësite Speciale të Policisë së Kosovës po kontrollojnë 40 kilometra hekurudhën ku do të kalojë treni i Serbisë që është nisur tashmë në Kosovë, njofton Televisioni i Serbisë “RTS”.

http://www.dailymotion.com/video/x58ho8z_minirat_news

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: