Një adoleshente është qëlluar me thikër për vdekje jashtë një blloku apartamentesh në Londër të Anglisë.

17-vjeçarja Katerina Makunova, është viktima e fundit e një epidemie krimi që ka përfshirë Londrën së fundmi.

Ms Makunova, who lived with her brother in Forest Hill, south-east London, was said to be visiting a friend at the flats when she was attacked

Ajo u vra në mes të rrugës, në mes të ditës me diell ditën e sotme. Pavarësisht trajtimit që iu ofrua nga mjekët, ajo nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve më shumë se 1 orë.

Vrasja me thikë mendohet të jetë e 82-ta e këtij lloji që ka shqetësuar Londrën këtë vit.

Vëllai i saj, Julius Makuna, tha se 17-vjeçarja ishte një vajzë me ambicie dhe shumë e dashur dhe se nuk e ka aspak idenë se pse ndodhi ngjarja.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: