TIRANE- Vizita e një dite më parë e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj në burgun e Peqinit, e veçanërisht në qelinë ku qendron i burgosur kapoja i bandës së Lushnjes, Ado Bare ka ngjallur mjaft reagime politike.

Një nga ata është edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili përmes një statusi në Facebook, thotë se ministrja shkoi të takonte të burgosurit Bare e Xhepexhiu, për t’i dhënë mesazhin e kryeministrit Rama, se shumë shpejt do jenë të lirë.

STATUSI I PLOTE
Mesazh i kryekumbar Rames dhene me ndrikull Gjonin, vrasesve serial te partise!
Kryelajmi i vizites dy ditore te qeverise ne Elbasan ishte:
Burgu i Peqinit!
Rama u dergon kumbareve te partise, vrasesve serial Bare e Xhepexhiu, ndrikull Gjonin!
Qellimi i vizites se ndrikulles Gjoni ne burgun e Peqinit dhe i takimit te saj me kater sy, sipas burimeve te burgut te Peqinit, me vrasesit serial te partise Bare dhe Xhepexhiu, ishte percjellja e mesazhit te Edvinit: “Nuk jeni te harruar, se shpejti do keni lirine qe meritoni”!
Nderkohe mesohet se Rama anulloi nje vizite te ndrikull Manastirliut ne spitalin e qytetit, te rekomanduar nga Fuga per te mbuluar sadopak kryelajmin e burgut te Peqinit! sb
mesazhi

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: