TIRANE– Probleme shëndetësorë, varfëri, dhunë, abuzim seksual, nga dhimbja në dhimbje me dëshirën e forcën për t’u ringritur sërish. Kjo është historia e një 29-vjeçarje nga Lushnja, e cila është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në “News24”, jeta e të cilës nuk ka qenë e lehtë që në zanafillë, shkruan ‘BalkanWeb’.

Pasi u martua me Teodorin, Marsida vendosi që të jetonte bashkë me të në Itali dhe familjen e tij. Dhe pasi ngeli shtatzënë, dhe solli në jetë një vajzë, 29-vjeçarja akuzohet seksualisht për 2 vite e gjysmë nga vjehrri i saj.

Ajo rrëfeu në studion e ‘News24’ se ishte përdhunuar nga vjehrri, ndërsa tregoi edhe për episodet e dhunës që vjehrra ushtronte ndaj saj. Mes te tjerash nena e vajzes, pohoi se vjehrra e rrihte me rripin e qenit Marsiden. “Kur ishte Marsida shtatzënë e mbajta në shtëpi. Ata dyshuan për atësinë e fëmijës, mos nuk e ka me Teodorin. Unë u thash nëse dyshoni për atësinë, bëjini ADN. Mendonin se mos kishte shkuar Marsida me burrin e kushërirës. Të gjithë shtatzëninë e mbajta vet gocën. Pasi u rrit goca iku Marsida vet në Itali. Nëse nuk do bënte një punë Marsida në shtëpi, vjehrra e rrihte me rripin e qenit”, tha nëna e saj, shkruan ‘BalkanWeb’.

PJESE NGA INTERVISTA
Pse pranove të martoheshe me Teodorin?

Nuk e dija si ishte. Mu duk djalë i mirë, djalë i mirë është dhe tani. Më pëlqeu dhe më tha: Do bëhesh gruaja ime? Unë pranova. Kur shkova në Itali, më tha vjehrri: Hiq pantallonat. Në sy të vjehrrës kjo. Isha tre muaj në Itali, ndenja shtatzënë. Se besova. Me Teodorin isha shumë mirë.

Si të trajtuan ata?
Ata si fillim më trajtuan mirë. Si vajzën e tyre. Pastaj nisën sherret. Që fillim nisën sherret ata. Shkova në tetor, në janar nisën debatet. Kisha ngelur shtatzënë dhe ajo me sollën probleme. Ata donin çun, jo gocë. Me thanë ‘hiqe’. Unë se hoqa fëmijën, me lotët e mi e mbajta. Se kisha problem se ishte vajzë. Ata nuk erdhën asnjëherë. Që kur e mori vesh që isha shtatzënë, që tha se e kam vajzë, më tha hiqe. Para se të vija në Shqipëri, kishim një debat.

Ca roli kishte vjehrri?
Goca ishte 8 muajshe, nga mesi i qershorit, nga mesi i qershorit më përdhunoi vjehrri për dy vite e gjysmë. Ata nuk e donin fëmijën.

Pse e lejoje e vjehrrit?

Mendoja se ishte Teodori, por ishte vjehrri, që më mori në dhomën tjetër. Më tha do të të vras po i tregove njeriu. Kjo histori zgjati 2.5 vite. Vjehrrës ja thashë të parës. Ajo më besoi. S’më linte njeri të dilja jashtë. Isha e izoluar.

HISTORIA E MARSIDËS
Në moshën 23-vjeçare me dëshirën e mirë për të ndërtuar dhe ajo një familje të sajën e martuan me mbleseri me Teodorin, por ai kishte prapambetje mendore të thelle. Teodori nuk dinte se si mund të konsumohej një raport intim në çift, nuk dinte se si të shprehte dashurinë për nusen e tij të re, por Marsida është e bindur se ata u dashuruan dhe vazhdojnë ta duan po njësoj njeri-tjetrin. Jetesa e përbashkët në çift filloi në shtetin italian me familjen e djalit. Ajo ngeli shtatzënë, por vjehrra insistonte që fëmija të mos lindte, kërkonte të paguante për të bërë abort. Pas rezistencës nga ana e Liljanes, nënës së Marsides, erdhi në jetë një vogëlushe e bukur e cila gëzon shëndet te plot. Emrin ja vuri tezja dhe e quajti Martina. Pas lindjes se saj familja e Teodorit i mori në Itali sërish nënë e bijë. Aty do të fillonte dhe drama e vërtete e kësaj nënë të re. U abuzua seksualisht nga vjehrri, e frikësuar nga kërcënimet dhe presionet e tij nuk mund te fliste. E vetme dhe e pambrojtur, në pamundësi për të folur ajo u përdhunua për 2 vite e gjysmë.

Nga ana tjetër vjehrra, e cila mesa duket kishte kuptuar atë qe po ndodhte e torturonte dhe e rrihte ne mënyrë çnjerëzore. Pasi mori vesh te vërtetën ajo nuk beri asgjë për ta mbrojtur, përkundrazi e sollën në Shqipëri dhe nëpërmjet dokumenteve të firmosura prej saj morën Martinën, ndërsa Marsida ngeli e vetme në shtëpinë e familjes se saj. Prej mese 1 viti kërkon të bijën, fitoi në gjykatë të drejtën që vajza të kthehet tek ajo, por Martina nuk është ende në krahët e saj. Me dhimbjen e një nenë ajo kërkon të bijën.
(ed.me/e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb