LUSHNJË- Një 24-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për vjedhje. Burime zyrtare nga policia e Lushnjës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Eldo Musaku, banues në Fiershegan.

Të njëjtat burime sqarojnë se i riu akuzohet se në fshatin e tij ka vjedhur një biçikletë në pronësi të shtetasit A.Ç, 24 vjeç. Siç duket djali nuk është mjaftuar me kaq, ndërsa ka marrë armën e gjahut teke, e cila është në emër të babai te tij, shtetasit P.M, me qëllim shitjen e saj. Mësohet se Musaku e kishte marrë armën pa dijeninë e babait, por plani i tij nuk i ka ecur deri në fund, pasi ka rënë në pranga.

Nga kontrollet e ushtruara, të riut i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale biçikleta që kishte vjedhur dhe arma e gjahut teke. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Vjedhje” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: