Familja e gazetares nga Malta e cila njihet për raportimet e saja anti-korrupsion, Daphne Caruana Galizia, po kërkon një hetim të pavarur publik, sepse ajo kishte vuajtur vite të tëra të frikësimit.

Ajo u vra nga një bombë në makinën pranë shtëpisë së saj në tetor të vitit të kaluar. Ajo shkruante në blogun e saj gjerësisht për politikanët kryesorë të vendit dhe aferat e tyre korruptive.

Një nga djemtë e saj, Paul, tha se tre qenët e saj u vranë dhe kishte po ashtu përpjekje për të djegur shtëpinë e gazetares.

“Qentë tanë të përkëdhelur u vranë, u helmuan, u përplasën në fyt, u helmuan përsëri,” tha ai.

“Ne u rritëm me këtë dhe nuk ishte sekret se nëna ime mori këto kërcënime,” i tha Paul BBC-së.

Avokatët e familjes e cila jeton në Londër, i kanë parashtruar kërkesat e tyre në një dokument ligjor, të paraqitur në qeverinë malteze të enjten.

Malta ka thënë në mënyrë të përsëritur se po bën gjithçka që është e mundur për t’i sjellë vrasësit në drejtësi.

Tre të dyshuar – vëllezër George dhe Alfred Degiorgio dhe miku i tyre Vince Muscat – u arrestuan gjatë një operacioni policor në dhjetor.

Ata u akuzuan për vrasje dhe u deklaruan jo fajtorë në një seancë gjyqësore. Ata ende gjenden në paraburgim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb