TIRANE – Kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se bën edhe rolin e prokurorit.

Vasili në një status në Facebook shkruan se “kryeministri mbaroi edhe hetimet për vrasjen e shoferit të ministrit të Brendshëm” ndërkohë që prokuroria s’ka nxjerrë ende një qëndrim përfundimtar.

“Ç’siklet ka kryeministri qe nuk flet se si ngjarja ndodhi brenda institucionit te sigurise me te larte ne vend???,” shkruan ai.

Statusi i plotë

Cfare sikleti te madh ka kryeministri, qe serish behet prokuror.

Kryeministri i mbaroi vete hetimet, dha edhe perfundimet per ngjarjen e rende te shoferit te ministrit te brendeshem.

Ç’siklet ka kryeministri qe nxiton kaq shume te flase, te beje hetuesin edhe prokurorin???

Prokuroria po heton,po ben punen e saj dhe nuk ka nxjerre akoma nje qendrim perfundimtar.

Kaq te madh e ka sikletin kryeministri,qe po nxjerr perfundime dhe po i imponon prokurorise se ç’duhet te thote.

Ç’siklet ka kryeministri qe nuk flet se si ngjarja ndodhi brenda institucionit te sigurise me te larte ne vend???

Ky kryeminister i inkriminuar ka shume siklete te cilat po dalin,por edhe do vazhdojne….te dalin nje nga nje.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: