SHKODËR- Një vrasje makabre ka tronditur dje Shkodrën por jo vetëm. Ekzekutimi i bashkëshortëve Boran Bërçana dhe Silvana Ndocit rrëqethi këto që e dëgjoi edhe për faktin se në makinë me ta ishte djali i tyre rreth 2 vjeç, të cilin me sa duket e ka ruajtur veç Zoti.

Detajet e zbuluara pak nga pak e bëjnë ngjarjen edhe më tragjike. “BalkanWeb” mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:15 të mëngjesit të djeshëm, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes vetëm në orën 6:40 të mëngjesit. Për rreth 5 orë e 30 minuta Borisi i vogël ka qëndruar në makinë më prindërit e vrarë deri sa ka mbërritur ambulanca që e ka marrë.

Nuk dihet nëse fëmija ka qenë në sedilen e pasme apo në krahët e nënës, aty ku është gjetur.
Në foton e siguruar nga “BalkanWeb” të fiksuar pak minuta pas zbulimit të vrasjes, Borani duket i kthyer në të djathtë, nga sedilja ku qëndronte bashkëshortja e tij, por i shtyrë disi pas. Kjo të krijon përshtypjen se ai ka tentuar të mbrojë gruan dhe fëmijën. Ndërkohë sedilja para e pasagjerit është e shtyrë pas/ Gjithsesi do jetë ekspertiza ajo që do të japë përfundimet.

Ndërkaq dyshohet se ka qenë një autor që ka qëlluar kryesisht nga ana e majtë e makinës, pasi mjeti është parkuar rrëzë pallatit. Vrasësi ka zbrazur plot 23 plumba, një pjesë e madhe mbi trupin e Boranit dhe gruas së tij. Nga kamerat e sigurisë pamja e tij nuk duket e qartë për shkak të errësirë por është pa maskë.

Po kështu mësohet se policia ka shoqëruar rreth 30 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen ose që e kanë njohur çiftin për të mbërritur tek motivet e më pas autorët e ekzekutimit.
Pamjet e kamerave të sigurisë janë dërguar në Tiranë për një ekspertizë më të mirë.

Boran Bërçana ish-efektiv policie mësohet gjithashtu se ka qenë në Spanjë, nga ku ishte kthyer rreth 8 muaj më parë.

30-vjeçari kishte punuar si efektiv në Policinë e Shkodrës, më pas te forcat “Shqiponja”, ndërsa për pak kohë kishte shërbyer edhe në Pukë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: