KURBIN- Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” për 35-vjeçaren Violeta Donaj, e cila qëlloi me 4 plumba bashkëshortin e saj Kujtim Donaj pas konflikteve që kishin me njeri-tjetrin.

Gruaja, ende e tronditur për krimin e rëndë ka shprehur pendesë në sallën e gjyqit. “Nuk doja, nuk e di si e kam bërë”, ka mundur të thotë ajo në gjyq.

Çifti kishte dy fëmijë dhe çdo të diel dilnin tek tregu i Milotit për të punuar. Të dielën e 17 qershorit Violeta Donaj, banuese në Rrëshen, hyri në tregun e Milotit me pistoletë në dorë dhe pas disa fjalëve që ka shkëmbyer me bashkëshortin ka qëlluar në drejtim të tij.

Sipas dëshmisë së vëllait të Violetës, ajo kishte disa ditë që ishte larguar nga shtëpia bashkëshortore, ndërsa mëngjesin e së dielës, kur edhe ndërmori aktin e rëndë ajo iu ka thënë familjarëve se do shkonte në shtëpinë e saj për të marrë rrobat.
milot 35 vjecarja qe vrau burrin Violeta Donaj  1
Nëna e dy fëmijëve, një vajze 14-vjeçare dhe një djali 7-vjeçar e shoqëruar edhe nga kunata ka marrë rrugën nga shtëpia e prindërve për në shtëpinë e saj, por askush nuk di të thotë me saktësi pse ndaloi në treg, aty ku Kujtim Donaj ka qënë duke hapur mallin në tezgë.
milot 35 vjecarja qe vrau burrin Violeta Donaj  3
Vëllai i saj deklaroi madje se nuk e ka idenë se ku mund ta ketë gjetur Violeta armën e krimit. Ajo që di të thotë me siguri është fakti se e mota kishte shenja dhune ne trup dhe konflikte të vazhdueshme me bashkëshortin e saj, që e kishin detyruar të ikte nga shtëpia.

“Ne s’kemi pas dijeni në lidhje me ngjarjen, di që kanë pas konflikte të vazhdueshme dhe për këtë motra iku nga shtëpia. Motra më ka treguar edhe shenjat e dhunës në trup. Por nuk dija asgjë për veprimet që do kryente. Dje në mëngjes na tha që do shkonte në shtëpi të merrte rrobat. Shkoi bashkë me bashkëshorten time”,- tha pas ngjarjes i vëllai.
milot 35 vjecarja qe vrau burrin Violeta Donaj 4
Mësohet se Violeta është shoqëruar nga kunata deri tek tregu, e aty i ka thënë se duhet të mbaronte një punë. Është afruar tek Kujtimi, kanë debatuar e më pas ka zbrazur armën.

Mbi Violetën rëndon akuza e “armëmbajtjes pa leje” dhe “vrasjen me paramendim”. Burime pranë policisë së Kurbinit pohojnë gjithashtu se gruaja nuk kishte depozituar asnjëherë ndonjë denoncim për dhunë në familje, ç’ka rëndon pozitat e saj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb