Hapja e rrugës për në godinën e re të Kontrollit të Lartë të Shtetite ka nxjerrë në dritë një pamje tjetër të godinës së Teatrit Kombëtar.

Në  foto të publikuara së fundmi mund të shihni pjesën anësore të godinës, me çarje të mëdha, vrima dhe zgavra.

Këto foto nuk ka lënë pa i komentuar as kryeministri Edi Rama. Në një story të publikuar në Instagramin e tij, kreu i qeverisë gjithashtu ka publikuar pamje nga muri.

Dhe bashkangjitur videos, shkruan “Me sa mend në kokë mund të luftohet për ta ruajtur”.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: