SERBI – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sot se ka për qëllim që Serbia të bëhet me kufij të qartë pasi tha ai situata krejtësisht ndryshe përshkruhet, ndërsa ndryshe është në terren.

Duke arsyetuar edhe njw herw qëndrimin e vet rreth caktimit të kufijve me Kosovën, ai ka theksuar se Kosova është territori që nuk dihet kush dhe si e trajton, dhe si e tillë gjithmonë mbetet burim i konflikteve të mundshme.

“Duam shtetin kufijtë e të cilit i dimë, shtetin e përcaktuar që e ruajmë dhe e mbrojmë. Kam folur shumë herë për këtë, kjo nuk është ndonjë gjë e re, e që dikush në mendjen e vet e sheh këtë si habi me imagjinatën e vet të prishur, këtë s’e kuptoj”, citon “Novosti”.

Ai ka theksuar se nuk e fsheh që e përkrah kufizimin me Kosovën duke shtuar se kjo është politika që ai përfaqëson.

“Se a do ta ketë përkrahjen e popullit kjo politikë, nuk e di por unë përpiqem për kufij me shqiptarët”, ka thënë Vuçiç.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb