WhatsApp, një prej shërbimeve më popullore në botë të komunikimit, arriti një rekord të ri mbrëmjen e vitit të ri: më shumë se 75 miliardë mesazhe janë dërguar nga përdoruesit e saj.

Rekordi i ri shënon numrin më të lartë të mesazheve të dërguar në një ditë në historinë e aplikacionit.

Ndërsa rekordi i kaluar u vendos në 2016-ën me 63 miliardë mesazhe të dërguara.

Nga 75 miliardë mesazhe të dërguara, 13 miliardë janë imazhe dhe 5 miliardë video, njofton pcw.

WhatsApp aktualisht ka 1.3 miliardë përdorues aktivë në muaj. Rekordi u vendos pavarësisht ankesave që pati për ndërprerje të shërbimit në mbarë botën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: