Në Vitin e Ri përdoruesit e WhatsApp dërguan 75 miliardë mesazhe në të gjithë shërbimin. Ky numër eklipson çdo ditë tjetër në historinë e aplikacionit më të famshëm të mësazheve, me rekordin e mëparshëm prej 65 miliardë mesazheve të dërguara në vigjilje të vitit të ri 2016.

WhatsApp thotë se prej 75 miliardë mesazheve të dërguara, 13 miliard ishin foto dhe pesë miliardë përfshinin video. Përdoruesit e WhatsApp mund ta kenë rritur këtë numër edhe më tej nëse një ndërprerje nuk e kishte goditur shërbimin në prag të Vitit të Ri.

Aplikacioni ishte jashtë shërbimit për rreth dy orë në kohën më të ngarkuar, duke lënë shumë njerëz pa dërguar mesazhet e tyre tek miqtë, apo për ti pranuar ato nga të tjerët.

Bashkë me WhatsApp dhe rekordin e tyre, edhe pronarët e saj, Facebook gjithashtu zbuluan disa statistika të mëdha të përdorimit të shërbimeve. Në një blog të postuar në faqen e tyre, menaxheri i produktit, Erin Connolly, zbuloi se Facebook Live pa një rritje të madhe në aktivitet.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: