GJERMANI- Pak ditë para përgjigjes së BE për Shqipërinë, nga kampet politike në vend vijnë parashikime të ndryshme. Ndërsa opozita thotë se nuk do të ketë hapje të negociatave, nga maxhoranca deklarohen qëndrime pozitive të vendeve anëtare të BE-së. Sot ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani, nga ku shfaqet shumë optimist për një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave.

Në Berlin, Ministri Xhafaj është pritur nga Ministri Federal i Brendshëm Horst Seehofer. Pas takimi Xhafaj shkruan në ‘Twitter’ se Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.

Xhafaj Gjermani (2)

“Bashkë me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në vizitë zyrtare në Gjermani. Mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen e plotë dhe të drejtpërdrejt që partnerët gjermanë i japin Policisë në luftën kundër krimit. Rikonfirmim i dyanshëm i angazhimit për thellim të bashkëpunimit, tani dhe në të ardhmen.
Sapo përfundova një takim shumë miqësor dhe produktiv me Ministrin e Brendshëm Federal, z.Seehofer. Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Dritë jeshile për hapjen e negociatave. Seehofer në gjurmët e paraardhësit të tij F.J.Strauss. Mirënjohje pafund Gjermanisë mike!”, shkruan Xhafaj në ‘Twitter’.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb