VLORË- Xhama të thyer, dyer të hapura dhe forca policore që kryejnë hetimet e nevojshme në vendngjarje. Këto janë pamjet që na vijnë nga lagjja “24 Tetori”, aty ku qëndron i parkuar mjeti tip “Benz” me targa AA720 FD.

Videoja është siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Enrik Mehmeti, i cili bën me dije se ende nuk dihen arsyet e këtij shpërthimi.

Edhe pse nuk ka ende një autor për ngjarjen, blutë e këtij qyteti dyshojnë se shpërthimi mund të këtë ndodhur për t’i dhënë një mesazh të riut A.I., 30 vjeç, pronarit të mjetit.

Informacion paraprak
Më datë 22.07.2018, rreth orës 07:34, në lagjen ”24 Maji”, është dëmtuar pjesërisht me shpërthim mjeti tip “Benz” me targa AA720FD, në pronësi të shtetasit A.I., 30 vjeç, banues në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: